Policia e Kosovës ka arrestuar dy ditë më parë serbin Nenad Arsic, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës.
Arsic, dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime kundër popullatës civile” në qershor të vitit 1999.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Blic/