Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në garën e xhudos që po mbahet në Zagreb, duke regjistruar dy fitore radhazi në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova tregoi formë të lartë që në duelin e parë, ku mposhti xhudistin nga Rumania, Lucian Bors Dumitrescu. Paraqitja e tij dominuese vazhdoi edhe në rundin e dytë, duke eliminuar garuesin ukrainas, Serhii Nebotov.
Pas këtyre dy triumfeve të rëndësishme, sfiduesi i radhës për xhudistin kosovar në rundin e tretë do të jetë Karim Abdulaev, i cili përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).
Me synimin e qartë për të vazhduar serinë e fitoreve, Akili do të kërkojë triumfin edhe në këtë përballje për të siguruar kështu biletën drejt çerekfinales së turneut në Zagreb.



