spot_img
spot_img

FSK-ja reagon pas pamjeve të shpërthimit të armës gjatë ushtrimeve: Një ushtar pësoi lëndime të lehta

Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media, ku shihet momenti kur një arme i ndodh një shpërthim gjatë ushtrimeve ushtarake, duke lënduar një pjesëtar të FSK-së.

FSK-së tha se rasti ka ndodhur më herët, në njërin nga poligonet e saj, ndërsa lëndimi i ushtarit cilësohet si i lehtë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuara media.

Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konform procedurave standarde në fuqi i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial.

Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë me standardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato të NATO-s.

FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut.

Njëkohësisht, FSK mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë sigurinë dhe garantojë ruajtjen e personelit.

Faleminderit për mirëkuptim!
Me Rrespekt:
Nënkolonel Vëllazërim QERIMI

TË FUNDIT

TË FUNDIT