spot_img
spot_img

FSK dhe partnerët nga SHBA-ja, Shqipëria e Kroacia përmbyllin me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga ShBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Ushtrimi u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me fokus në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e gatishmërisë profesionale të forcave pjesëmarrëse.

Sipas njoftimit, aktiviteti u përqendrua në zhvillimin e aftësive në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e kapaciteteve profesionale dhe specialistike, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive pjesëmarrëse.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i ushtrimit ishte harmonizimi i procedurave dhe standardeve të Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve, me synim rritjen e efektivitetit dhe koordinimit gjatë operacioneve të përbashkëta.

TË FUNDIT

TË FUNDIT