Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos, duke ngritur pikëpyetje për të kaluarën e saj në periudhën komuniste dhe duke kritikuar qasjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Nëse Marta Kos është serioze për sundimin e ligjit, fillimisht duhet të përballet me të kaluarën e saj në periudhën komuniste, përfshirë procesin e lustracionit që po zhvillohet”, ka deklaruar Behrami.
Ai ka kritikuar gjithashtu procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se Dhomat e Specializuara po ngjallin shqetësime për rikthimin e praktikave të drejtësisë së politizuar, të ngjashme me ato të periudhës komuniste.
Sipas Behramit, sundimi i ligjit nuk mund të përdoret si parullë për të justifikuar procese që ngrejnë pikëpyetje për paanshmërinë dhe drejtësinë.



