Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend.
Ai ka thënë se është i interesuar që të konstituojë Kuvendin dhe të kontribuojë për zgjedhjen e presidentit, duke shtuar, se s’duhet të pritet nga LDK’ja që të nxisë qytetarët me njëri-tjetrin.
‘’Unë jam i interesuar të kemi konstituim të kuvendit, të kontribuojmë në zgjedhjen e presidentit, dhe jam me të gjitha partitë politike për ta shtyer këtë pozicion të LDK. Kështu do ta keni LDK, pra mos pritni LDK të vijë e të nxisë qytetarët e vet me njëri-tjetrin, ajo s’është LDK, jau rikujtoj që ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, jo Partia Demokratike, LDK është tjetër, PDK tjetër’’, ka thënë ai.



