spot_img
spot_img

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu bashkua një dasme të një çifti ku s’u kursye edhe në vallëzim.

Derisa Kurti vallëzonte, këngëtari i dasmës u kujdes që t’ia thurte nja dy vargje me rimë.

“Ani moj Serbi kufirin ta këputi ani se mu më thonë Albin Kurti”.

Kurti duke hyrë u pa duke përshëndetur dhëndërin e nusen.

Përveç Kurtit në këtë dasmë u panë edhe dy bashkëpartiakët e tij, Ejup Maqedonci dhe Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë, Kurti ka kërkuar “kohë shtesë” përtej afatit kushtetues për bisedime me partitë politike derisa këto po i kërkojnë thirrjen e seancës konstituive për konstituimin e Kuvendit.

VIDEO

TË FUNDIT

TË FUNDIT