spot_img
spot_img

Selimi: Vuçiq e ka ditur për planin e KFOR’it për tërheqjen nga ura e Ibrit, ka qenë vetë i përfshirë në bisedime

Ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, e ka ditur muaj më parë për tërheqjen graduale të KFOR’it nga ura e Ibrit, si dhe, nga përgjegjësitë për Manastirin e Deçanit.

Selimi ka shtuar se Vuçiq, ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve, dhe se, ai, tani shtiret si zemëruar për ta luajtur rolin e viktimës në Serbi.

‘’Le të jemi 100% të qartë: Aleksandar Vuçiqi e dinte prej muajsh paraprakisht se planet strategjike të KFOR-it janë tërheqja nga ura në Mitrovicë dhe nga përgjegjësitë për Manastirin e Deçanit. Ai ishte pjesë e këtyre bisedimeve. Tani shtiret si i befasuar dhe i zemëruar, për të luajtur rolin e viktimës brenda Serbisë.’’, ka shkruar Selimi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT