spot_img
spot_img

Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale

Gani Geci, së bashku me avokatin Gent Gjini, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe personave të tjerë, nën pretendimin për shkelje të Kushtetutës.

Geci paralajmëroi se situata politike mund të tensionohet më tej dhe kërkoi që institucionet të hetojnë përgjegjësit për shkeljet e pretenduara.

“Ne sot kemi dorëzuar një kallëzim penal kundër s’po di a me i thënë kryeministrit sepse ai është në detyrë që dy-tre vjet, edhe kundër të gjithë atyre që janë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faktikisht, unë edhe në vitin 1998 e kam pasur marrë Kushtetutën e Kaçanikut dhe ia kam pasur dërguar në Likoc atyre, i kam thënë mos e shkelni se këtë e kemi organin më të lartë shtetëror. Ata e kanë pasur shkelur, por tash i kanë rënë pishman. Kushdo që e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka me i rënë një ditë pishman.Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është e imja, nuk është as e atyre të Kuvendit aty. Është e juaja, e qytetarëve, është e Republikës së Kosovës dhe duhet të mbrohet me të gjitha mjetet. Dhe ata që e mbrojnë Kushtetutën në një cep të Kosovës dhe e shkelin në një cep tjetër, nuk e kanë për detyrë që me e mbrojtur atje e me e shkelur këtu. E kanë për detyrë cep më cep me e mbrojtur Kushtetutën edhe në Kuvend. Dhe unë shoh tensione, prandaj kam ardhur këtu me bërë një kallëzim penal, sepse tensionet do të rriten dhe do të jenë të rrezikshme për vendin në të ardhmen. Sepse një njeri që dëshiron me qenë një farë diktatori, është i rrezikshëm për vendin”, tha ai.

Ndërkaq, avokati Gjini tha se kallëzimi bazohet në fakte dhe prova, duke kërkuar nga Prokuroria edhe masa të përkohshme ndaj qeverisë në detyrë.

Gjini pretendoi gjithashtu për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, duke iu referuar edhe vendimeve të Gjykatës Supreme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT