Policia e Kosovës ka arritur të kapë drogë pas një operacioni të martën ku janë vëzhguar dy vetura me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike në rrugën për Mitrovicë.
Në njoftimin e tyre thuhet se janë kapur rreth 3 kg drogë të llojit marihuanë, shkruan Mitrovica SOT.
“Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Në vazhdën e operacionit policor lidhur me rastin janë realizuar gjithsej tri (3) bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar; 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë. Dy automjete, Dy telefona celularë”, thuhet në komunikatë.
Postimi:
Gjatë një operacioni policor sekuestrohen rreth 3 kg marihuanë, vetura dhe telefona celularë
Prishtinë 11 gusht 2026
Më datën 11.08.2026, Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN), ka lokalizuar dhe vënë nën vëzhgim dy automjete të dyshuara me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.
Gjatë tentativës për ndalim, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtar, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur pajisjen zyrtare (armën e zjarrit).
Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Në vazhdën e operacionit policor lidhur me rastin janë realizuar gjithsej tri (3) bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar;
• 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë.
• Dy automjete,
• Dy telefona celularë.
Për të gjitha veprimet operative lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit personat e dyshuar pas arrestimit dhe nënshtrimit ndaj procedurave të tjera ligjore dërgohen në mbajtje për 48 orë.



