spot_img
spot_img

Nga një muaj paraburgim për veteranët që ‘sulmuan’ deputetin e VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të dyshuarve për sulmin ndaj deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi.

Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës, ndërsa Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Të dy do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, sipas vendimit të Gjykatës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT