spot_img
spot_img

Hamza i përgjigjet Kurtit për “ofertën shtesë” me Bekim Sejdiun: I patë lajmet, e bëri veç hajt, për të shitur mjegull

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, iu përgjigj “ofertës shtesë” të kryeminisrit Albin Kurti.

Hamza tha në një konferencë për media se marrëveshjen për Bekim Sejdiun kandidat për President, Kurti s’e ka bërë me PDK-në.

“Marrëveshja për zotin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë lajmet, që veç është hajt të flasim, të shesim mjegull”, tha ai.

Hamza tha se për Sjediun s’ka “vërejtje personale, politike”, por shtoi se ajo “është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit që kërkoi gjysmën e votave të PDK-së në Kuvend, Hamza tha se “nuk shkon kështu”.

“Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Silli në sallë, qysh të donë le të votojnë. Por nuk shkon kështu”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT