spot_img
spot_img

Trepça shënon rritje të prodhimit dhe eksportit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ndërmarrja “Trepça” SHA ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 ka prodhuar dhe eksportuar gjithsej 4,961.52 ton koncentrate plumbi (Pb) dhe zinku (Zn).

Sipas të dhënave të ndërmarrjes, kjo paraqet një rritje prej 74.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, si dhe 25.5 për qind më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

“Trepça” e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të rritjes së vazhdueshme të prodhimit dhe performancës në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT