spot_img
spot_img

Hykmete Bajrami pas deklaratës së ministres serbe: Kurti ta mbajë premtimin dhe ta padisë Serbinë për gjenocidin në Kosovë

Pas deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik në Kosovë”, deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ta mbajë premtimin për inicimin e padisë ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Bajrami e ka cilësuar deklaratën e zyrtares serbe si “tronditëse dhe të papranueshme”.

“Kur një zyrtare e lartë e shtetit shpreh keqardhje që një nga krimet më të rënda në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore nuk u çua deri në fund, ajo nuk po jep thjesht një mendim, por ajo po përpiqet të legjitimojë një politikë kriminale”, ka shkruar Bajrami.

“Premtimi për inicimin e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë duhet të realizohet pa vonesa. Për këtë proces tashmë jemi vonuar”, ka thënë Bajrami.

TË FUNDIT

TË FUNDIT