Këngëtari Labinot Tahiri ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për situatën politike në Kosovë. Edhe pse është artist, ai tha se zhvillimet politike i preokupojnë të gjithë qytetarët.
Tahiri kritikoi qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme ndaj disa liderëve politikë, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani.
Sipas tij, dikur ndaj tyre janë përdorur ofendime dhe etiketime të ndryshme, ndërsa sot po ftohen në takime politike.
“Deri dje Vjosa Osmani quhej ‘frizerkë’, Ramush Haradinaj ‘hajn’, ndërsa sot po i ftojnë në takime. Duhet të ketë qëndrueshmëri dhe përgjegjësi në politikë”, u shpreh Tahiri.
Ai theksoi se politikanët duhet të mbajnë qëndrim dhe të jenë konsekuentë në deklaratat e tyre, pasi qytetarët i kujtojnë fjalët dhe veprimet e tyre.
Deklarimi i plotë:




