spot_img
spot_img

Apel për ndihmë: Vajza 12-vjeçare e ish-deputetit Visar Korenica ka nevojë për 30 mijë euro për trajtim kundër tumorit

Familja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica, ka bërë apel për ndihmë financiare për vajzën e tyre 12-vjeçare, Urtinën, e cila prej një kohe të gjatë po përballet me një sëmundje të rëndë.

Urtina vuan nga Ewing Sarkoma, një prej formave më të rralla dhe më agresive të tumoreve, ndërsa familja ka bërë të ditur se nuk ka më mundësi t’i përballojë shpenzimet e trajtimit.

Për vazhdimin e mjekimit të saj nevojiten rreth 30 mijë euro, shumë të cilën familja nuk është në gjendje ta sigurojë e vetme.

Për këtë arsye është hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve, ku qytetarët mund të kontribuojnë sipas mundësive të tyre dhe njëkohësisht të shohin shumën e mbledhur deri më tani.

Donacionet mund të bëhen përmes platformës GoFundMe në këtë faqe:

https://www.gofundme.com/f/help-urtina-win-her-fight-against-ewing-sarcoma-zbtwm?attribution_id=sl:10e63cdc-748e-415d-92d3-35b6545ed8e6

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë Urtinën në betejën e saj për shërim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT