Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor nëpër fshatin Sllatinë, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Sinjalin ka konfirmuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Zahiti.
Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çka ka çuar deri te vetaksidenti. /GazetaSinjali/




