22.9 C
Mitrovice
E diel, 12 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier: Sot para gjykatës 3 vajzat e dyshuara, flet nëna e njërës prej tyre

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka folur sërish para mediave, këtë herë përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre vajzave të dyshuara.

Ajo tha se vajza e saj ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa përsëriti deklaratat që kishte bërë më herët edhe për Top Channel, duke kërkuar mirëkuptim për gjendjen e së miturës dhe duke shprehur keqardhje për ngjarjen.

Në pritje të seances për dhënien e masës së sigurisë personale, nëna e një prej 15-vjeçareve pohon se shqetësimin tyre ka qenë i hershëm, që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare shtetërore disa muaj më parë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo pohon se kanë nevojë të ndihmoheshin nga shkolla dhe psikologia, por janë përzënë dhe prindërit iu drejtuan zyrës arsimore Fier, e më pas panë si zgjidhje ta dërgonin në një shkollë private ku vajza nuk shkoi asnjë ditë, pasi ndihej e bullizuar.

Nëna e saj pohon gjithashtu se ndihet e shqetësuar, pasi nuk është në dijeni as të diagnozës e as të trajtimit.

“Nuk di asnjë gjë, për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Vajza kishte telefonin që i kemi blerë ne, rrobat çfarë ka pasur të vetat. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kam qenë me shoqe, nuk më tregonte. Nuk i njihja shoqet, as prindërit e tyre. I pash për herë të parë në polici, ndërsa vajzën që kanë rrahur, prindin e saj nuk e njoh fare. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Ne kemi një vit, kemi vajtur në polici disa herë. Kur ishim tek shkolla bashkë me bashkëshortin. ‘Zhduku jashtë’ na tha drejtoresha e shkollës kur i thamë për problemet e vajzës para një viti. Më nxori jashtë edhe mua dhe bashkëshortin nga zyra. Dua kurim të plotë për vajzën, e kam kërkuar në gjykatë kurimin për vajzën”, tha mamaja e saj.

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier tre vajzat e përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj 17-vjeçares, e cila tronditi opinionin publik.

19-vjeçarja Lionela Lamaj dhe dy vajzat 15-vjeçare do të paraqiten para trupit gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve të vijimit të masave të sigurisë.

Lionela Lamaj u arrestua me kërkesë të Prokurorisë, nën dyshimin për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa dy të miturat janë gjithashtu nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.

Lionela Lamaj përfaqësohet në seancë nga avokatja Arvenola Dorë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT