Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se janë duke u intensifikuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së presidentit.
“Si LVV nuk jemi të interesuar për shkuarjen ne zgjedhje, po provojmë po tentojmë, po bëjmë maksimumin tonë për gjetur një zgjidhje. Në interesin tonë është që të vazhdojmë qeverisjen. Jemi të gatshëm të bëjmë kompromise, gjithmonë kemi bërë për hir të ecjes përpara, kështu që edhe tani mund t’i bëjmë këto kompromise”, tha ajo në Tëvë1.



