14.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Prill, 2026

ASK: Bien lindjet dhe martesat, rriten shkurorëzimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin shkurt 2026, të cilat tregojnë rënie të lindjeve, vdekjeve dhe kurorëzimeve, gjersa janë rritur shkurorëzimet.

Në muajin shkurt 2026 kemi rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar me muajin janar 2026”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sa i përket kurorëzimeve, në shkurt janë regjistruar 969 raste, duke shënuar rënie prej rreth 29,4% krahasuar me janarin.

“Në muajin shkurt 2026 ka ulje të numrit të kurorëzimeve rreth (29,4%)”, thuhet në të dhëna.

Në anën tjetër, shkurorëzimet kanë pësuar rritje të ndjeshme. Në këtë periudhë janë regjistruar 135 raste, ose 53,4% më shumë se në janar.

“Krahasuar me muajin janar 2026 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve në muajin shkurt 2026 për (53,4%)”, thekson ASK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT