13.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Marrëveshja SHBA-Iran, lajmërohen naftëtarët e Kosovës

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një marrëveshje paqeje 2 javore mes SHBA-së dhe Iranit.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim ka theksuar se tashmë trendi i rënies ka nisur në tregjet ndërkombëtare.

“Sot çmimi në bursë është duke u ulur dhe kjo pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në Kosovë”, ka deklaruar Berjani.

Aktualisht, çmimet në tregun vendor janë: dizeli 1.89 euro për litër, ndërsa benzina 1.46 euro për një litër.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të jepen afate të sakta për uljen e çmimeve në tregun vendor.

“S’mundemi me paragjyku se kur do të ulen çmimet te ne, sepse krejt varet prej bursës”, është shprehur ai.

Sipas tij, ulja e çmimeve lidhet me zhvillimet ndërkombëtare dhe pritjet për marrëveshje që po ndikojnë në stabilizimin e tregut global të naftës.

Lehtësimi i tensioneve mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po konsiderohet një ndër faktorët kryesorë që po shtyn çmimet drejt rënies në bursat botërore./Indeksonline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT