17.1 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Musliu – Bajqinovcit: Mos harroni se pushteti është i përkohshëm, sot jeni ju – nesër vijmë ne

Anëtarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen që u mbajt sot.

Musliu u tha atyre se pushteti është i përkohshëm, ndërsa rotacioni politik gjithmonë është i mundshëm.

“Vetëm një gjë mos harroni: se pushteti është i përkohshëm, rotacioni politik është gjithmonë i mundshëm. Dhe ne këtu, në këtë vend, në këtë komision, jemi për me ruajtur integritetin e Kuvendit, jo për me e poshtëruar edhe me e nënshtruar Kuvendin në këtë aspekt.

Dhe këtu ne duhet me ruajt integritetin e Kuvendit. Sot jeni ju në pushtet, nesër vijmë ne në pushtet. Ku me di… ndoshta po. Prandaj, sepse kështu e kemi logjikën, jo me mendu që jeni me shprehjen e komunizmit edhe me u mbajtë të njëjtë. Ju jeni sot, ne mund të jemi nesër, ose me thënë më troç, ne kemi qenë dje. Prandaj, këtu është Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet me pasë parasysh çfarë përfaqësoni”, tha Musliu, raporton EO.

Por, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci i VV-së e kundërshtoi Musliun duke i thënë se nuk iu mohua asnjëherë e drejta për të folur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT