12.8 C
Mitrovice
E hënë, 6 Prill, 2026

Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë: Dizelin e blejmë 1.86€, e shesim 1.86€

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar protesta, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve.

Ai tha se ky vendim po i dëmton bizneset, ndonëse po respektohet nga naftëtarët.

“Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe i detyrojnë bizneset që ta blejnë dizelin1.86 dhe të shitet 1.86 €”, tha ai në një prononcim për RTV21.

Naftëtarët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.

“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT