17.5 C
Mitrovice
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Tragjedi në Austri, burri nga Kosova mbyt ish-bashkëshorten

Një krim brutal ndodhi të dielën e Pashkëve rreth orës 6:30 të pasdites në Austrinë e Poshtme. Një grua 39-vjeçare u gjet e vdekur në kopshtin e saj.

Gruaja u gjet e vdekur në kopshtin e saj me plagë nga thikë dhe armë zjarri, tha zyra e prokurorit publik të Wiener Neustadt.

Sipas mediave austriake, burri ishte austriak, me prejardhje nga Kosova.

Sipas gjetjeve fillestare nga zyra e prokurorit publik, një motiv i mundshëm për krimin është një mosmarrëveshje familjare.

Çifti thuhet se ka katër fëmijë së bashku ndërsa burri është 47 vjeçar./Indeksonline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT