8.4 C
Mitrovice
E premte, 3 Prill, 2026

“Kthehu në temë e mos na shit përralla”, Musliu ia heq mikrofonin Kurtit në foltore

Një moment i tensionuar ka ndodhur gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka hequr mikrofonin.

Teksa Kurti po fliste në foltoren e Kuvendit, Musliu u ngrit në këmbë, iu afrua dhe e ndërpreu duke marrë vetë fjalën.

“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër sepse i ke pasur katër vjet me qeverinë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër kthehu në temë”, i tha ajo Kurtit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT