8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Gjuriq: Kurtit nuk i intereson paqja dhe stabiliteti në rajon

Është e qartë se te drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti është “një dëshirë e vdekur për çdo dialog dhe, si një politikan i së kaluarës, i painteresuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe një të ardhme më të mirë si për popullin shqiptar ashtu edhe për atë serb.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në një njoftim për shtyp, ai vlerësoi se “duke mos e pranuarAsociacionin e komunave serbëve, Kurti mohon drejtpërdrejt Bashkimin Evropian, përmes të cilit u arrit Marrëveshja e Brukselit, transmeton Klan Kosova.

Sipas Gjuriqit, “Prishtina, për gjashtë vjet e gjysmë të plotë, ose 78 muaj, 338 javë ose 2,371 ditë, nuk e i përmbush detyrimet e marra nga ajo marrëveshje”, transmeton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT