4.9 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Gjykata Speciale liron nga paraburgimi Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht nga paraburgimi.

Vendimi u mor pas rishikimit të fundit, duke konstatuar se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale.

Ata mbeten të akuzuar dhe lirimi u bë me kushte, duke marrë parasysh rrezikun e minimizuar për pengim të procesit dhe dorëzimin financiar të siguruar.

“Sot më, 10.02.2026, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht në Kosovë, në vijim të rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes Prokurorja e Specializuar k. Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Çështja gjyqësore 12”). Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Smakaj dhe z. Fazliu në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ende ekzistonte njëfarë rreziku që, në qoftë se lirohen, si z. Smakaj ashtu edhe z. Fazliu mund të pengojnë ecurinë e procesit, ai arriti në përfundimin se e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Smakaj dhe z. Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit në qoftë se do të shpalleshin fajtorë. Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi i tentuar nga z. Smakaj ose z. Fazliu të mos zbulohet. Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ka rrezik që z. Fazliu dhe z. Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen”, thuhet tutje në njoftim.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT