15.2 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img

Agim Bahtiri: E prej dorën e s’e votoj Listën Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shprehur optimist se deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai, në vazhdimin e seancës konstituive për herë të 60-të, ku deputetët pritet të votojnë për ta zgjedhur nënkryetarin e pestë nga komuniteti serb, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë për asnjë kandidat nga Lista Serbe.

Madje nënvizoi se “më përpara e pres dorën, sesa votoj ndonjë kandidat nga Lista Serbe”.

“Sigurisht se Rashiq do të zgjidhet (nënkryetar). Unë kam deklaruar se e pres dorën dhe nuk votoj për Listën Serbe. Kështu e kanë vendimin edhe kolegët në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është e bazuar në problemet që i kanë bërë në veri dhe janë të kyçur direkt në atë pjesë. Nuk votoj njerëz që kokën e kanë në Beograd dhe trupin në Prishtinë”, tha ai.

Lexo po ashtuAftësitë që ju nevojiten për të fituar një punë nga shtëpiaMegjithatë, Bahtiri nuk tregoi sesi do ta zgjedhin deputetin Rashiq si nënkryetar të Kuvendit, pas aktgjykimit të tretë të Kushtetueses në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe procedurat për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor. /KosovaPress/

TË FUNDIT

TË FUNDIT