10.4 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Evropë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe tha se janë një ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Kosovë.

“Me lejoni që të adresoj deklarimet e fundit të presidentit të Serbisë, Vučić, dhe veprimet e vazhdueshme të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë të Serbisë, që nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse si ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës”.

“Kjo ndërhyrje e Serbisë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë,” deklaroi ai.

Kurti bëri thirrje për një reagim më të fuqishëm nga Bashkimin Evropian.

“I bëj thirrje BE-së që të dënojë ndërhyrjen e Beogradit në zgjedhjet në Kosovë dhe ta sanksionojë Serbinë për shkeljen e marrëveshjes bazë të Brukselit,” përfundoi Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT