9.8 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Kurti: Askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për konstituimin e Kuvendit duke thënë se karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush.

Sipas Kurtit, votimi për Emilja Rexhepin nuk mund të anulohet. Ai tha se Kosova po dëmtohet nga moskonsituimi.

“Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë të martën vendim lidhur me ankesën e Listën Serbe, ku ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb dhe ka obliguar deputetët që ta përfundojnë këtë proces brenda 12 ditësh.

Mirëpo, deri në publikimin e Aktgjykimit në Gazetën Zyrtare kur edhe hynë në fuqi Aktgjykimi, do të vazhdojë masa e përkohshme e cila ka hyrë në fuqi që nga data 5 shtator dhe e cila ishte paraparë të skadonte më 1 shtator.

Me masën e përkohshme, deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Rrjedhja e afatit 12 ditor do të fillojë tek pas publikimit të Aktgjykimit në Gazetën Zyrtare.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e zgjedhur që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit./Reporteri.net./

TË FUNDIT

TË FUNDIT