7.1 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Lista Serbe reagon pas vendimit të Kushtetueses: Fitore e vogël, por e rëndësishme

Lista Serbe ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila të martën vendosi që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Sipas tyre, Kushtetuesja ka konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën duke tentuar “që edhe një herë t’ia heqë atë që është e përcaktuar si e drejtë kushtetuese e popullit serb brenda Kuvendit”.

“Kjo është një fitore e vogël, por jashtëzakonisht e rëndësishme e popullit serb, krahas shumë vendimeve të tjera të regjimit nga Prishtina, i cili duke shkelur të gjitha rregullat ka shkelur të drejtat kolektive dhe individuale të popullit tonë”, ka pretenduar Lista Serbe.

Meqë Kushtetuesja nuk e ka publikuar ende të plotë vendimin, Lista Serbe tha se në këtë fazë rezervohet për komente shtesë

TË FUNDIT

TË FUNDIT