Një aksident i rëndë i ndodhur në fillim të këtij muaji, në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë, i mori jetën 24-vjeçares, Blerta Rexha. Përveç saj, u lëndua edhe një person tjetër raporton, GazetaDemos.
Bëhet fjalë për të dashurin e viktimës, Leutrim Azemi.
Ai për ditë me radhë mori trajtim mjekësorë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti i rëndë.
I njëjti, së fundmi në rrjetet e tij sociale ka publikuar një fotografi ku shihet tek varri i viktimës, teksa me disa rreshta shprehu dhimbjen dhe mungesën e saj.