17.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

​Musliu: Gjendja po bëhet e padurueshme, çmimet çdo ditë po rriten – pagat janë në çdo nivel

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para seancës së Kuvendit, tha se gjendja tanimë po bëhet e padurueshme dhe mediat, qytetarët, e opozita, duhet ta ngrisin zërin sepse heshtja e përgjithshme do të thotë pjesëmarrje në faj.

Sipas saj, shteti i Kosovës nuk e ka luksin që të tolerojë tutje një stagnim të tillë i cili e ka ngulfat Kosovës, qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nuk na ka borxh Kosova ne si politikan të sillemi në këtë formë, kur e them për partinë që e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve. Qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim nga një njeri që njëherë ka marrë një herë 51 %, tani mbi 40 përqind dhe ai të sillet kështu. Ju jetoni këtu, po i shiheni çmimet çdo ditë duke u rritur, pagat janë në çdo nivel, shtrenjtimi i rrymës po vazhdon, abuzimi me institucionet e vendit po vazhdon çdo ditë nuk ke pse del në rrugë të cilët ta mbushin mendjen që po bëjnë gara, bordet i kanë mbushur me militant partiak dhe kanë arrit në shkallën më të lartë të degradimit të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Musliu bëri të qartë se nuk ka votën nga PDK për asnjë kandidatë i cili ka qen në qeverinë Kurti2.

Ajo i bëri thirrje Albulena Haxhiut që të reflektojë dhe të mos abuzohet nga një njeri që ka etje për pushtet.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT