11 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Muharremi: Nëse doni veç qeveri pa parlament, atëherë mos ta shesim si demokraci

Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar kritikat ndaj VV-së për moskonstituim të Kuvendit.

Ajo ka vlerësuar se nuk ka demokraci ku qeveriset pa përfaqësim të popullit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se qeverisja pa kontroll nga Kuvendi është autokraci.

“More, a jeni të sigurt që na po e duam me të vërtetë sistemin demokratik?! Se nëse na pëlqen me pas vetëm QEVERI, po jo edhe KUVEND, atëherë mos te shesim si demokraci. Kur Kryeministri në detyrë thotë “nuk urgjencë për Parlament”, çka po thotë, dikush le të na shpjegon ma mirë? “E kemi qeverinë”… qajo nuk është demokraci, qajo është one man show, edhe ma keq se aq. Demokracia nuk është me qeverisë pa përfaqësim të popullit. E qeverisja pa kontrollë nga Parlamenti është autokraci. Kur një person ose një grup shumë i vogël e kontrollon pushtetin pa mekanizma real të kontrollit si Parlamenti (përfaqësimi të popullit), qajo nuk është demokraci më. Në atë gjendje jemi”, ka shkruar Muharremi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT