5.8 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që janë bërë në veri të vendit, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit në largim Albin Kurti, dhe autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë këto veprime dhe të tregojnë përmbajtje.

Nga BE, janë shprehur veçanërisht të shqetësuar me operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dhe ato të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtim të besimit ndërmjet komuniteteve.

Në reagim theksohet edhe se si Kosovës ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në dialog dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Reagimi:

Veprimet e fundit të policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kundër uzinës së furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve. /GazetaExpress

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT