6.8 C
Mitrovice
E premte, 16 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Spahiu habit: Kontributi im për çlirimin e Kosovës është më i madh se i 100 luftëtareve të UÇK-së

Analisti Nexhmedin Spahiu ka eskaluar sërish me deklarata të pamatura.

Mbrëmë në një emision të televizionit Kanal 10, ai ka thënë se kontributi i tij në çlirimin e Kosovës është më i madh se i 10o luftëtarëve të UÇK-së.

“Kontributi im për çlirimin e Kosovës është sigurt më i madh se 100 luftëtarëve me pushkë në dorë apo edhe më shumë”, ka thënë Spahiu.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arsim Jashari, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili ka qenë në këtë emision.

Ai ka thënë se nuk e di se cili është kontributi i Spahiun në luftë.

Kurse, Spahiu i është përgjigjur se ai ka qenë në luftë më i rrezikua se ish-luftëtari i UÇK-së.

“E kam pasë jetën e rrezikuar më shumë se ti”, ka thënë Spahu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT