21 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Ky është i arrestuari për krime lufte kundër popullatës civile në Mitrovicë

Një operacion i zhvilluar sot nga autoritetet e rendit ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Burime të Sinjalit konfirmojnë se i arrestuari është Milijojko Djordjeviq, i cili u kap në komunën e Zveçanit dhe dyshohet për përfshirje në veprime penale kundër popullsisë civile gjatë vitit 1999.

Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka iniciuar rastin mbi bazë të provave dhe dëshmive të mbledhura për përfshirjen e tij në dhunë sistematike, keqtrajtime dhe veprime çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë në veri të vendit.

Milijojko Djordjeviq është shoqëruar në ndalim policor dhe ndaj tij pritet të kërkohet masa e paraburgimit. Hetimet janë duke u udhëhequr nga Prokuroria Speciale, ndërsa për momentin nuk janë dhënë detaje shtesë për rrethanat specifike të veprave që i vihen në barrë.

Lidhur me këtë, edhe Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.

Tutje bëhet e ditur se ai dyshohet për përfshirje në një operacion ushtarako-policor gjatë muajit prill të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku sipas hetimeve, janë vrarë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e tyre janë gjetur më pas në varrezat e fshatit Suhodoll në komunën e Mitrovicës.

“Trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, ne komunën e Mitrovicës.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT