14.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Zyrtarët e Ujësjellësit “Mitrovica”, me asistencë të Policisë, hyjnë në objektin e Ujësjellësit Rajonal të Gazivodës

Zyrtarë të kompanisë së ujësjellësit “Mitrovica”, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë sot në mëngjes në objektin e Ujësjellësit Rajonal të Gazivodës, njofton Zubin Potok INFO.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka deklaruar se po ofron mbështetje gjatë këtij veprimi.

Ujësjellësi Rajonal i Gazivodës është një ndërmarrje që u ndërtua disa vite më parë, dhe sipas raporteve të mediave, në ndërtimin e saj Serbia ka investuar rreth 16 milionë euro.

Detaje të mëtejshme rreth qëllimit të këtij veprimi dhe zhvillimeve të mëvonshme priten të bëhen publike gjatë ditës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT