9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Mendimi për motin: Nesër temperaturat deri në 24C

Mendimi për motin – 14.05.2025

Pas natës të ftohtë, me minimale që zbresin në 2C e 5C, ditën e enjte do të mbretëroj mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Nga mesdita prej jugu fillojnë të depërtojnë shtresa vransirash, kryesisht të larta, që më vonë deri në mbrëmje fillojnë të dendësohen, duke u shoqëruara dhe me ndonjë rigë shiu. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 5-10m/s. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C e 24C.

Reshje të shumta dhe më të vazhdueshme shiu përfshinë vendin që nga orët e mëngjesit të ditës së premtë. Temperaturat pësojnë rënie të theksuar deri në 9C e 10C, e gjatë mbrëmjes zbresin deri në 4C e 5C. Viseve malore priten të reshura dëbore, që mund të krijojnë një shtresë deri në 5 e 10cm. Vonë gjatë natës me kalimin në ditën e shtunë reshjet pushojnë. Të shtunën do të ketë dhe intervale me diell, me mundësi për ndonjë rigë shiu orëve të pasdites. Nga e diela mbetet mot jostabil. Paradite me diell, e orëve të pasdites rrebeshe e bubullima. Temperaturat shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Minimalet zbresin deri në 4C e 5C. Të premten frynë erë më e fuqishme veriore e verilindore 6-15m/s, me hove deri në 18m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT