21.4 C
Mitrovice
E premte, 23 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Hargreaves: Siç e mbështeti Britania Kosovën më 1999, ashtu i mbështet Dhomat e Specializuara

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar një ditë pas anulimit të konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, pas presionit të veteranëve të UÇK-së. Ai ka thënë se komunikimi nuk duhet të pengohet.

Hargreaves ka takuar të mërkurën Trendafiloven në ambasadë. Më vonë në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova me themelimin e Gjykatës Speciale ka demonstruar përkushtimin e saj për të ofruar drejtësi për të gjitha viktimat.

“Ashtu siç Britania e mbështeti Kosovën më 1999, ne vazhdojmë ta mbështesim sundimin e ligjit në Kosvë dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara si pjesë integrale e sistemit të saj ligjor”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT