16.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

’15 herë rresht’ – Syla: Kurtit i është shkurtuar kamxhiku, s’po ia mbërrin e po bie vetes

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla, dështimin e radhës të liderit të Vetëvendosje për të konstituuar Kuvendin e sheh të dëmshëm jo vetëm për Kosovën, pashmangshëm por edhe shpërbërje të iluzionit të madhështisë, që pak pak ka mbetur që i beson.

Narrativi i VV për suksese po shembet para syve të shoqërisë konsideron Syla në shkrimin e tij, ku theksoi se pasojat e keq qeverisjes po dalin në shesh.

‘Për të 15’tën herë të Albin Kurtit. Po aq sa vazhdon Albin Kurti ta zhagitë krijimin e Qeverisë, po aq po zhagitet dhe po stagnon vendi, ekonomia dhe ma e keqja se krejt kjo po ndikon edhe në rritje të krimit dhe pasigurisë në vend. E vetmja e mirë e krejt kësaj është se çdo vonesë që po e bon Kurti, ai po humbë vota dhe perkrahje nga kosovarët.”

Megjithatë, është një shtresë elektorale që ende më tutje i beson tregimit të Vetëvendosjes pasi nuk preket direkt nga pasojat konsideron Syla.

“Të vetmit që spe vërejnë ende këtë dhe po i besojnë kopallave të tij janë gërrnaçat në diasporë, sepse ata si prek degradimi i krejt kësaj që Kurti na ka sjell me izolim, stagnim, hajni, rrena dhe mashtrim.”

Përveç tendencave autoritare që po duken tashmë, manovrat e taktikat e tij në bllokimin e formimit të institucioneve – kanë prodhuar vetëm rezultatin e dëmit ndaj të gjithëve që Syla e ilustron me ritualin makabër të fshikullimit të vetes nga fanatik religjioz, por me pasoja e plagë të përbashkëta si shoqëri.

“Albin Kurti e ka kap Kosovën peng. As spo mun qeverisë, as spo len vend për tjerët me qeverisë. Kjo përpos që na kushton neve, këtë herë ka me i kushtu shumë edhe atij. Kamxhiku eshtë shkurtuar, spo ja mbërrin larg e tash i mëshon edhe vetit.”/gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT