Ushtarët e aviacionit të SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë zhvilluar së fundmi trajnim me “Bambi Bucket”, një pajisje që përdoret për shuarjen e zjarreve nga ajri.
Sipas njoftimit nga KFOR-i, ky trajnim u zhvillua për të mbajtur ekuipazhet ajrore të përgatitura në rast se nevojiten ndërhyrje ajrore për fikjen e zjarreve në rajon.
“Ushtarët amerikanë të Aviacionit të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO zhvilluan stërvitjen (Bambi Bucket) kohët e fundit. Trajnimi (Bambi Bucket) lejon ekipet e aviacionit të qëndrojnë të përgatitur në rast se nevojiten përpjekje për zjarrfikje ajrorenë të gjithë rajonin në përgjigje të zjarreve të egra”, thuhet nw njoftim.
Sipas njoftimit, këto përpjekje janë bërë nga KFOR-i, brenda mjeteve dhe kapaciteteve të tij – për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ndryshe, vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar nga vatrat e përfshira nga zjarret. Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë.