-4.4 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Paralajmërojnë meteorogët: Ja çfarë moti e pret Kosovën këtë dimër

Një ndër faqet më të popullarizuara amerikane për parashikim të motit “Accuweather” ka dhëne parashikimin e saj sezonal për Kontinentin Evropian për dimrin 2019/2020.

Sipas “Accuweather” Evropen e pret një dimër jo shumë i ftohtë dhe jo shumë i ashpër me reshje të shumta shiu në Gadishullin Iberik, Evropen Perëndimore, Qendrore dhe perëndim dhe jug të Skandinavisë të cilat do të ndikojnë në zbutjen e thatësisë afatgjate që mbizotëron në këto rajone evropiane. Rajonet Alpine do të përfitojnë reshje të mëdha bore sipas “Accuweather”, ndërsa ultësirat reshje të dendura shiu, por rrallëherë edhe reshje bore. Britania e Madhe do të goditet shpeshherë nga stuhi të fuqishme nga Atlantiku me erëra dhe reshje të dendura shiu, rrallëherë me reshje bore. “Accuweather” përjashton mundësinë e goditjes së “bishes nga lindja” në Britaninë e Madhe dhe në Evropë në përgjithësi këtë dimër. Dimri do të jetë dimër vetëm në lindje dhe verilindje të Evropes si dhe në Rusi dhe pjesë të Skandinavisë thekson më tutje “Accuweather”.

Gadishullin Ballkanik në përgjithësi e pret “një dimër i qetë dhe kryesisht i thatë”, shpeshherë me mjegull të dendur për shkak të dominimit të gjatë të masave ajrore të fuqishme anticiklonike. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë reshje të herëpashershme nënvizon Accuweather. “Moti do të destabilizohet përreth një javë për të vazhduar pastaj me dominim të gjatë anticiklonik” dhe kjo do të përsëritet disa herë gjatë muajve të dimrit. Nuk pritet ndonjë depërtim i masave të acarta Siberike, të paktën jo për një kohë të gjatë thekson “Accuweather”.

Ky parashikim nuk është qendrim i Meteoballkan dhe është në kundërshtim të plotë me parashikimet e disa meteorologëve italianë të faqes Ilmeteo të cilët paralajmërojnë reshje të mëdha bore por duke patur parasysh se parashikimet afatgjata (shumë) rrallë-herë po dalin të sakta besojmë se ky parashikim ose ai i italianëve nuk duhet të meret aq seriozisht, duke shtuar poashtu edhe faktin e ndryshimeve të shpeshta në modelet klimaterike, megjithatë të gjitha opsionet mbeten të hapura. Mbetet të shihet. /Meteoballkan

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT