Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit të Gjakovës.
Pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Rasti po trajtohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të kuptuar nëse janë shkelur rregullat e sigurisë në punë.