Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi në veturën e tij është gjetur një pasagjer të cilit dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar t’ia sigurojë udhëtimin për në Belgjikë
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku gjat kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një pasagjer i cili ka thënë se me të dyshuarin ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t;ia japë 3 mijë e 500 euro.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.