15.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Sveçla tregon arsyet e arrestimit të pronarit të mediumit serb

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka treguar se njëri nga personat e arrestuar sot për sulmin terrorist në Zubin Potok është nga mediumi serb, Kosovo Online.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje serbe në konferencën për media në Mitrovicë, ku u ekspozua armatimi i konfiskuar pas sulmit terrorist.

“Sa i përket pjesëtarit të Kosovo Online, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT