23.2 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Njëvjetori i sulmit në Banjskë, Ambasada gjermane: Radoiçiq ende i lirë në Serbi, s’ka më vonesa dhe justifikime

Në njëvjetorin e sulmit terrosit në Banjskë të Zveçanit, Ambasada Gjermane në Kosovë përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ani pse kishte pranuar përgjegjësinë për aktin.

Në reagimin e ambasadës, thuhet se dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, është mesazh i rrezikshëm dhe se drejtësia duhet të vendoset.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

“Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Kosovë.

Sot po bëhen një vit nga sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lidhur me sulmin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dy javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 45 personave.

Prokurori i rastit, Naim Abazi kishte thënë se ky rast përfshin ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal të përbërë nga 45 persona të cilët dyshohen për veprat penale kundër rendit kushtetues juridik, kryerja e veprave terroriste, financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash.

“Ndër të akuzuarit kryesor është edhe udhëheqësi kryesor i grupit, Milan Radoiçiq, cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, kishte deklaruar Abazi.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT