13.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

PDK dhe LDK zotohen për “ndryshim/rrëzim” të draft-Statutit të Asociacionit

Për krejt opozitën ajo çka Kurti ka pranuar në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Marrëveshjen Bazike/Ohrit dhe tekstin e ofruar në tetor (draft-Statutin) për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe është “autonomi etnike territoriale”.

Partia Demokratike e Kosovës e para – në kontekstin zgjedhor – ka premtuar se nëse vjen në pushteti “do ta ndërrojë përmbajtjen” e draft-Statutit të Asociacionit.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbrëmë u zotua se me të ardhë LDK-ja në qeverisje tekstin e “autonomisë së Kurtit” do ta rrëzojnë me komente në Gjykatën Kushtetuese për atë çka, sipas tij, përmbahen “pesë shkelje bazike kushtetuese”.

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka shprehur synimin e tij për ta sfiduar atë tekst: por se e ka quajtur “tradhti ndaj vendit” që mëton ta kthen vendin pas kaq shumë vitesh pavarësi me një dokument që ka Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT