Gazetari Vehbi Kajtazi ka rikthyer në rrjete sociale videon ikonike të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili i ishte drejtuar me “dashuri” Sami Kurteshit të LVV-së në një komision parlamentar hetimor.
“Qysh ma ndreqi diten kjo video hahahahahahahah”, shkruan Kajtazi.
Në videon e shpërndarë, Thaçi i drejtohet me “dashuri” Kurteshit.
“Sami, po i mirë je, i lezetshëm”, thotë Thaçi.
Gjithashtu, ish-presidenti e quajti edhe ‘djalë kreativ’, ‘baby face’ dhe i tha se ‘nuk u rrit kurrë’.
Ky reagim i Kajtazit vjen pas akuzave të anëtarit të LVV-së në KQZ, Sami Kurteshit ndaj mediave, gjatë një konference për rastin e Astrit Deharin.
Ai akuzoi disa media në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit, sidomos me siç thotë ai “nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara”.
Ndaj këtyre deklarave ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku thuhet se kjo është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit.
Siç thuhet në reagimin e AGK-së, rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje./Paparaci




