Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti është një ilustrim për qeverisje populiste.
Ai ka bërë me dije se qeveritë e tilla ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara.
“Popullistët ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara.
Natyrisht, zgjidhje nuk kanë. Madje as për probleme të thjeshta.
Qeveria e Vetëvendosjes është ilustrim për këtë të vërtetë.”, ka thënë ai.




